Plani Operativ “Siguria në trafik 2021”

Në vazhdën e implementimit të Planit Operativ “Siguria në Trafik 2021”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vepruar me të gjitha njësitet e nevojshme në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve të trafik.
Gjatë periudhës kohore 01.07.2021 deri më 12.07.2021, ka lëshuar 2900 (dy mijë e nëntëqind) tiketa të komunikacionit për shkaktim të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion.
Duke marrë parasysh numrin e shtuar të automjeteve në rrugët e vendit e që sa vijnë e shtohen me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, të gjitha njësitet relevante të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor dhe të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë në veprim dhe nuk do kenë asnjë tolerim për shkelësit e rregullave në komunikacion por do veprojnë komform ligjeve në fuqi.

Me ketë Policia e Kosovës për rajonin e Pejës duke njoftuar për masat e ndërmarra dhe punën që po kryen, kërkojmë nga qytetarët që janë pjesëmarrës në komunikacion që të kenë kujdesin maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit gjatë qarkullimit në rrugë.