Elezaj Bashkë me lojtarët e KF Dukagjinit pas fitores së madhe si mysafir

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, pas fitores se Dukagjinit vizitoi lojtarët dhe u’a uroi fitoren. Postim i plot

Bashkë me lojtarët e KF Dukagjinit pas fitores së madhe si mysafir i skuadrës Bashkimi Koretin.
Fitorja me rezultat 0-3 dhe me një lojë të jashtëzakonshme, me një këmbë na dërgon në Superligë.
Pas KH Dukagjinit që është inkuadruar në Superligën e Hendbollit këtë sezon, pritet që edhe KF Dukagjini të bashkangjitet poashtu.

Qyteti i Klinës me skuadrën KF Dukagjini pas 16 viteve po kthehet në Superligën e futbollit të Kosovës. 
Krenar me kta futbollista dhe djelmosha të mrekullueshëm.

Krenari edhe më e madhe prania e qytetarëve të Klinës në qdo ndeshje si vendas po ashtu edhe mysafir, kënaqësi të shohësh dhe ultrasit Hithat të cilët i kthehen në mbështetje të zjarrtë ekipit.

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj