Droga po lulëzon në Burgun e Dubravës, kapet marihuanë në tri raste – s’dihet si u fut brenda

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Raste të shumta janë zbuluar kohëve të fundit në Burgun e Dubravës, pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen nga oficerët korrektues,

Siç mëson Sinjali, oficerët korrektues në tri pjesë të burgut, për dy ditë me radhë kanë gjetur sasi të ndryshme në të cilat kishte substancë narkotike të llojit marihuanë. Ende nuk dihet se si kanë përfunduar qeset me narkotikë brenda dhe kush është si person apo persona të dyshuar, por kjo po e dëshmon se droga po lulëzon në këtë burg.

Në lidhje me dy rastet e fundit, burimet thonë se pasi janë raportuar rastet, është aktivizuar Policia, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për shitje e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe së shpejti pritet të zbulohet nëse droga është futur nga të afërmit e të burgosurve.

Më poshtë mund të gjeni vetëm disa nga shumë raste të tilla për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Sinjali.