DEPUTETI I VV-SË TREGON SE KUR DO TË ARRIHET MARRËVESHJA ME LDK-NË

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar se fundi i kësaj jave do të jetë vendimtar për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK).

Sipas tij në vikend do të nënshkruhet përfundimisht marrëveshja LVV-LDK, por nuk ka treguar se potencialisht se si do të duket kjo marrëveshje.

Bajqinovci beson se këto dy subjekte politike do të merren vesh para 4 shkurtit.

“Unë besoj shumë që deri të dielën, ditën e diele do të nënshkruhet marrëveshja, do të formohet qeveria me LDK, do ta krijojmë qeverinë dhe do ta gjejnë një modalitet për këtë”, ka thënë mbrëmë Bajqinovci.

Ndryshe sot Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë të mbahet të hënën, në ora 11:00.

SHARE