Dukagjini fiton me përmbysje ndaj Dritës

Skuadra e Dukagjinit ka arritur fitore tepër të rëndësishme në shtëpi kundër Dritës me rezultat minimal 2-1.

Vendësit ishin në disavantazh pas pjesës së parë, me golin që shënoi Almir Ajzeraj, ndërsa disa minuta pas pjesës së dytë sulmuesi Ahmet Januzi barazoi shifrat.

Dukagjini mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Basriu u ndëshkua me karton të kuq, por pavarësisht kësaj ata arritën të shënojnë edhe njëherë me Chibuzen, gol që pati vlerën e tri pikëve në fund.