Lajm i mirë për policët, nga kjo datë rikthehet orari 8 orësh!

Organet e sigurisë kanë marrë vendim që zyrtarëve policor t’i kthehet orari 8 orësh,  pasi qe afro 2 muaj punuan nga 12 orë.

Indeksonline ka siguruar një dokument, të nënshkruar nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Afrim Ahmeti, ku sqarohet koha kur PK-ja rikthen orarin e mëparshëm.

“Pas analizimit të situatës dhe vlerësimeve që kemi pranuar nga ju, kërkojmë që duke filluar nga data 26.05.2020 në ora 7:00 të riktheheni në orarin 8 orësh”, thuhet në dokument.

Ndryshe, Policia e Kosovës nga 25 marsi e deri më sot ka punuar nga 12 orë për shkak të pandemisë Covid-19.

Pas disa vendimeve të Qeverisë së Albin Kurtit, ndryshime pati edhe në funksionimin e Policisë së Kosovës.

Orari i punës funksionoi nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00, për të pasuar pas me koordinimet e tjera sa i përket ndërrimeve