Arrestohet në Gjakovë personi që i kërkoi 550 euro një kandidati për të paraqitur provimin për patentë shoferi

Një person në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat”.

Ai dyshohet se i kishte kërkuar një kandidati 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, raporton Zeri.info.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë

prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961), ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar sot dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti mbetet nën hetime nga policia në Gjakovë