Gjashtë policë arrestohen, nëntë suspendohen për vrasjen e kolegut të tyre në Zllatar (VIDEO)

Në një ndejë private të organizuar nga disa zyrtarë policorë, të premten, mbeti i vdekur aksidentalisht një koleg i tyre 27-vjeçar në Zllatar të Prishtinës.

Nga organet e rendit është arrestuar një person, zyrtar policor, i cili dyshohet që e shkaktoi vdekjen e policit, Lirim Haxhollit,

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga detyra 15 zyrtarë që ishin të pranishëm, përfshirë edhe të dyshuarin për vrasje, ndërkohë pesë nga ta u arrestuan.

Shtëpia private ku ata zgjodhën ta kalonin natën, ishte e njëherësh nga policët që i bëri bashkë kolegët e tij, këtu në Zllatar të Prishtinës.
27-vjecari Lirim Haxholli do të varroset, të dielën, nga ora 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.