Poliklinika Medic – AL në Klinë të premtën do të punojnë për infermierin Rikin

Poliklinika Medic – AL në Klinë kanë vendosur ta bëjnë një vepër shumë humane. Ditë e premte do punojnë për infermierin Riki që po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për para për t’u shëruar.

Poliklinika Medic – AL ka shpërndarë këtë njoftim në faqen zyrtare në FB:

Të Premten punojmë për Rikin!

Në shenjë ndihme dhe solidariteti për kolegun tonë që është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë Plazmocitoma.

Të gjitha vizitat specialistike
Të gjitha shërbimet mjekësore
Të gjitha analizat laboratorike
Të gjitha shërbimet Radiografike
Të gjitha mjetët e mbedhura do të jenë ndihma e jonë për Rikin!