“Shtytje në vetëvrasje”, babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së të dyshuar për rastin e vetëvrasjes së 37-vjeçarit

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës që çuan në arrestimim e të dyshuarve për shytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit, Bashkim Salihu, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, dy të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Skenderi është babai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Albiona Tasholli, ndërsa Albioni vëllai i saj.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka njoftuar se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Për rastin është duke u kërkuar edhe një person i tretë.

Motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.