Pas LDK-së edhe AAK-ja pranon draftstatutin e Asociacionit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konfirmuar se dje e ka marrë draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ketë e ka bëre të ditur për “IndeksOnline”-n, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Ai ka thënë se partia e tij pritet të dalë me qëndrim publik në lidhje me draftstatutin e Asociacionit…

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar versionin zyrtar të draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë ua ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i japin komentet e tyre lidhur me draftstatutin dhe ato do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më 7 dhjetor, në orën 17:00.

Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK-ja do të dalë me qëndrim publik lidhur me draftstatutin e Asociacionit… Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, ka thënë Xhemaili.