Fury për Joshuan: S’është i rrezikshëm, është një foshnje e përkëdhelur

Kampioni botëror i peshave të rënda Tyson Fury thotë se Anthony Joshua nuk është aspak i rrezikshëm. Ai e ka vlerësuar Joshuan si një foshnje të madhe të përkëdhelur.

Kjo deklaratë vije në ditët kur është duke u planifikuar një meç mes tyre, e që sipas gjitha gjasave do të ndodhë në dhjetor të këtij viti.

“Joshua nuk është aspak i rrezikshëm. Ai është si një foshnjë e madhe e përkëdhelur. Kampioni i vetëm botëror i pamposhtur jam unë. Mendoj se Joshua rivalin më të madh e ka Andy Ruiz dhe jo mua” ka thënë Fury./Klina info/