Jehona D Gashi nga Dobërdoli i Klinës, në mesin e 15 gazetarëve të certifikuar nga AGK

Është mbajtur ceremonia e certifikimit për “Akademinë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt”, organizuar nga AGK.

Me këtë rast u bë edhe ceremonia e certifikimit të 15 gazetarëve pjesëmarrës në mesin e së cilëve u vlerësua edhe gazetarja dhe moderatorja nga fshati Dobërdol i Klinës, Jehona D Gashi, e cila njihet për sukseset e saj, ndërsa dëgjuesit kanë mundësi ta dëgjojnë përmes valëve të Radio Prishtinës.

Ndryshe, gjatë ngjarjes së certifikimit nga AGK u nënshkruan edhe Memorandumet e Mirëkuptimit, me mediet lokale, përmes të cilave gazetarët pjesëmarrës të akademisë patën mundësi që të prodhojnë artikuj në fushën për ballafaqimin me të kaluarën.