MPB: Nga data 25 nëntor do të fillojë furnizimi me targa

– Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar qytetarët se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa të automjeteve.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njëkohësisht, ministria ka kërkuar falje që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mundur t’i furnizojnë qytetarët me targa të automjeteve.