Epopeja e UÇK-së sot shënohet me manifestime të ndryshme në Kosovë

Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot do të mbahen organizime të ndryshme.

Në Prekaz do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”. Koncerti mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj në ora 18. Ndërkaq ndezja e flakadanit bëhet në Kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Ndezje të flakadanit do të ketë edhe në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në po të njëjtën orë.

Në ora 12, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”, në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.