Albin Kurti i çon “selam” Serbisë për Asociacionin: Po e kërkoni në Kosovë, pse nuk po ua mundësoni një të tillë minoriteteve në Serbi?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një reagim në Facebook sa i përket Asociacionit.

Kurti ka bërë një përmbledhje të minoriteteve në Serbi me anë të së cilit bën paralele për kërkesën që asociacioni i komunave të formohet në Kosovë.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?” shkruan Kurti në reagim./