Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin në Çikatovë të Drenasit

Ky është Andrit Gjeli, i riu 19-vjeçar që humbi jetën në aksidentin e sontëm në Çikatovë të Drenasit

viktima është një djalë i ri nga fshati Likoshan.

Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti mes dy veturave në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima kishte humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Policia po e heton rastin për të parë shkaqet e aksidentit.