Nëndega e PDK-së në Drenoc, e gatshme për fitore

Partia Demokratike e Kosovës po merr mbështetje gjithandej vendit, në mobilizimin dhe takimet që po mbanë. Sot, nëndega e PDK-së në Drenoc të Klinës ka mbushur sallën, teksa morën pjesë anëtarë, simpatizantë e banorë të kësaj pjese.

Atyre iu drejtua, sekretari i degës së PDK-së në Klinë, Ramush Agushi nëndege, i cili prezantoi edhe programin e Rimëkëmbjes.
Ndërsa, të pranishëm ishin edhe tre kandidatët e tjerë nga komuna e Klinës, që janë pjesë e listës së PDK-së që garon në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Haki Morina, Betim Elezaj dhe Naim Musliu, në krye me kryetarin e degës së PDK-së, Sokol Bashota./Klina.info/