Shfaqet një baner i madh dhe mbështetës për krerët e UÇK-së në Hagë

Një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në Hagë është shfaqur sot në qendër të Prishtinës.

Fotografinë e ka publikuar sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Në këtë baner janë fotot e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Kujtojmë se në atë vend, më parë ka qenë flamuri i Ukrainës