Ku janë Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati?

Dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që për fitues nxorën Lëvizjen Vetëvendosje me 47.89 përqind të votave.

Dy aderimet më të bujshme të PDK-së, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati nuk kanë thënë asnjë fjalë në dy ditët e fundit,

Gjatë fushatës, dyshja ishin shumë të pranishëm në debate dhe tejet të zëshëm.

Por, në dy ditët e fundit, dyshja e PDK-së janë zhdukur dhe nuk po i dëgjohet zëri.

Mbetet të shihet nëse dyshja ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputetë.