Kolona të gjata në kufirin Shqipëri Kosovë

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Shqipëri Kosovë.
Kjo pas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e restorantëve dhe bizneseve tjera, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

Një lexues i portalit Klina.info ka dërguar fotografi ku shihen një numër i madh i qytetarëve që po kthehen nga Shqipëria në Kosovë.