Manaj vazhdon me gola në Turqi, sot shpëtoi skuadrën nga humbja

Ish futbollisti i Trepçës’89, Arb Manaj duket se e ka kaluar krizën e golave dhe tashmë ka nisur të shënojë rregullisht.

Pasi shënoi javën e kaluar në Kupën e Turqisë me skuadrën e tij Ankara Keciorengucu, Manaj sot ka realizuar edhe në kampionat, derisa goli i tij ishte vendimtar në shpëtimin e skuadrës.

Manaj në lojë u fut në minutën e 79-të derisa ka realizuar në minutën e 90-të për ta barazuar rezultatin 2:2 që Ankara luajti si mysafirë me Eskisehirspor.