Gjuajtje me armë në Pejë

Gjuajtje me armë azjarri kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së sontme në Pejë, përkatësisht në hapësirat e oborrit të kompleksit banesor ‘Jarina’.

Dyshohet se gjuajtjet kanë ardhur pas një përleshje në mes dy grupesh.

Dëshmitarët tregojnë se në vendngjarje ka qenë i përfshirë edhe një automjet me targa 01.

Nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka dalur për ekzaminime dhe zbardhje të rastit.