Gjobiten organizatorët e protestës, 2000 € për 4 përfaqësuesit e gastronomëve!

Protesta simbolike, me lugë dhe tenxhere, ju ka kushtuar me një gjobë Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Policia u ka shqiptuar nga një gjobë katër përfaqësuesve të kësaj shoqate.

Petrit Kllokoqi, Edona Gashi, Labinot Ademi  dhe Shpat Hashani, janë dënuar me nga 500 euro për thyerjen e rregullave të pandemisë.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi e konfirmoi rastin. “Katër nga organizatorët e protestës janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të masave”, është shprehur ai.