Gjermania i dhuron Kosovës teste për Covid-19 (VIDEO)

6 mijë teste e 5500 kite për ekstrahim, Gjermania ia dhuroi Kosovës.

Por, pavarësisht ndihmës, shteti i madh Evropian, nuk po i njeh testimet që i bën Instituti Kombëtar i Shëndetësie Publike të Kosovës.

Për këtë temë, diplomati gjerman në Prishtinë, ambasadori Christian Heldt nuk deshi të komentojë, me arsyetimin se është çështje e laboratorëve dhe profesionistëve shëndetësorë.