Edhe Danimarka e sheh Kosovën si të rrezikshme nga COVID 19

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës u ka rekomanduar banorëve të këtij shteti të mos udhëtojnë në Kosovë deri më 31 gusht 2020.

Përmes një njoftimi të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhet të futen në vetizolim për 14 ditë, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu u theksua se kalimi transit lejohet në Danimarkë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri më 31 gusht 2020.

Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë.

Kalimi transit lejohet në Danimarkë.

SHARE