Haradinaj kishte blerë 200 hektarë tokë, një ari i kushtoi vetëm 3 euro e 75 cent

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim gjatë vitit 2009, në vlerë 75 mijë euro apo 3 euro e 75 cent për një ari,

Këtë tokë të blerë me privatizim, kreu i AAK-së e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Për këtë tokë, Haradinaj kishte thënë në mars të vitit 2016 se e kishin riblerë.