Iu dha lamtumira e fundit dy vëllezëve që u goditen nga treni në Gjermani

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit të dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë.

Të ndjerët për pak do të varrosen, të pranishëm në varrimin e tyre  janë miq dhe familjarë.

” Sot në Ratish të Epërm të Komunës së Deçanit iu dha lamtumira e fundit, Hasan e Blerian Arifaj, të cilët ndërruan jetë aksidentalisht në Gjermani.I lehtë iu qoftë dheu i Kosovës!Ngushëllime familjes!”, ka shkruar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.