Aksident i rëndë në Pejë, ndërron jetë këmbësori që u godit nga vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar,

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull derisa ishte duke vozitur e ka goditur këmbësorin i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku s’ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.

I dyshuari ka pësuar gjithashtu lëndime trupore, sepse siç merr vesh Metro, i njëjti ka dalë nga rruga.

Ky është raporti i plotë i policisë:

Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.09.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull  kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari  ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë