Shqiptari në Itali vritet nga komshiu, të cilit ia dëmtoi shtëpinë me ekskavator

Një 57-vjeçar shqiptar është vrarë të enjten në Itali. Atë dyshohet se është vrarë nga komshiu i tij pas një mosmarrëveshje.

Sipas mediave italiane vrasja ka ndodhur pasi që shqiptari me ekskavator ia ka dëmtuar shtëpinë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, në fshatin San Polo të Arezzos.

Sipas raportimeve ata kishin pasur disa herë mosmarrëveshje në mes vete.

Raportohet se shtëpia është shkatërruar pjesërisht dhe autoritetet e kanë shpallur të pabanueshme.

I dyshuari për vrasje është S.M, 53 vjeç, dhe ai është arrestuar dhe gjendet në burgun e Arezzos.

Policia është duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë quar deri tek vrasja.