Covid-19, ky vend shtyn bllokimin deri në 3 maj

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka firmosur dekretin qeveritar për të shtyrë bllokimin deri në 3 maj për aktivitetet tregtare dhe prodhuese.

“Duhet të presim akoma e nuk jemi në kushtet për të rinisur aktivitetin”, tha Conte në video konferencë.

Nga data 14 prill do të hapen libraritë e dyqanet e veshjeve për fëmijë, si dhe vetëm disa aktivitete të industrisë pyjore.

“Instrumenti që Italia kërkon nga Europa për përballimin e krizës ekonomike është eurobond. Italia nuk ka nevojë për MES ( Mekanizmi Europian i Stabilitetit). Janë mjaft të vështira negociatat me 26 vendet e tjera evropianë. Do të luftoj për të arritur eurobond e MES është i papërshtatshëm.Nuk do të firmos asnjë dokument deri sa nuk do të kem instrumentet e duhura financiare europiane për përballimin e kësaj emergjencë)