Kosovari që jeton në Gjermani infektohet nga koronavirusi, ka një lutje për të gjithë bashkatdhetarët

Blerim Meholli, një kosovar nga Mitrovica që jeton në Gjermani ka dalur pozitiv me koronavirus.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se që tre ditë është në spital dhe se sot rezultati ka dalur pozitiv.

Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast pozitiv me këtë virus, gjersa pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara. Vendi ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka përfshirë botën. Ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i fluturimit nga zonat e prekura, si Italia, Zvicra e Gjermania, ku ka një numër të madh kosovarësh.

Ndërkaq të gjithë kosovarët që kanë mbetur nëpër shtetet e huaja, u lejohet vetëm edhe sot që të udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjata nëpër aeroporte.