E dhimbshme/Emigranti sirian duke munduar të shpëtojë fëmijët e tij nga valët e rrëmbyeshme të detit grek

Situata në Greqi vazhdon të jetë e tensionuar, për shkak të zbarkimit të barkave me qindra emigrantë sirianë.

Një fëmijë sirian ka vdekur gjatë një tentimi për të zbritur nga një barkë në ishullin Lesbo të Greqisë.

Sipas mediave lokale, barka ishte nisur nga Turqia dhe është përmbysur pranë ishullit Lesbo në momentin kur forcat kufitare greke janë afruar për lokalizuar barkën. Sipas forcave kufitare greke në barkë ndodheshin 46 persona dhe të gjithë janë shpëtuar, përveç fëmijës që është rrëzuar gabimisht në det, trupi i tij u gjet pak më vonë nga palombarët. Ndërsa gjatë natës në ishullin grek kanë zbarkuar edhe 5 barka të tjera me qindra emigrantë.

Ndërsa, në një video që po qarkullon në rrjete sociale në gjithë botën, shfaqen pamjet tronditëse që tregojnë rojet bregdetare greke duke sulmuar dhe qëlluar, varkën e emigrantëve, përcjellë Indeksonline.

E, një fotografi tjetër që po pasqyron tmerrin dhe frikën e sirianëve është ajo e një prindi, teksa po mbanë në dy duart për t’i shpëtuar fëmijët e tij, në valët e rrëmbyeshme të detit grek.

Sipas forcave të policës greke gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të kalojnë kufirin turko-grek rreth 10 mijë migrantë pasi presidenti turk Erdogan tha se Ankaraj do të hapë portat emigrantëve drejt BE-së për shkak se kjo e fundit nuk po e merr seriozisht luftën turko-siriane në Idlib./