Shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoninë e Veriu me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ në testet e bëra, Alsat.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.