Mbi 9 mijë mërgimtarë erdhën sot në Kosovë vetëm përmes aeroportit

Vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë bashkatdhetarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.

Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese.