Bie nga sistemi ueb-faqja e Speciales, a do ketë ndonjë komunikatë për aktakuzat?

Disa pjesë të ueb-sajtit të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale me seli në Hagë kanë rënë nga sistemi.

Gjatë gjithë ditës së sotme, ueb-sajti i Speciales sot ka pasur probleme në qasje.

Sektori i dokumenteve publike nga seancat dëgjimore sot ka rënë nga sistemi.
Më herët gjatë ditës, probleme ka pasur edhe ballina kryesore e këtij sajti e cila kishte rënë po ashtu nga sistemi.

Nuk dihet nëse këto probleme janë normale, apo po përgatitet lëshimi i ndonjë komunikate apo njoftimi lidhur me vendimin për ndonjë aktakuzë.