Vdes një grua në Malishevë, policia nis hetimet

Një grua ka vdekur nga fshati Drenoc i Malishevës dhe për këtë policia tashmë ka nisur hetimet.

Sipas raportit të policisë viktima ishte dërguar pa shenja jete të mërkurën në orën 20:30 NË QKMF

Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion

“Fsh. Drenoc, Malishevë 08.03.2023 – 20:30. Nga QKMF është raportuar se pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.