Ky është 19-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje në Suharekë, flet fqiu i 

19-vjeçari që vidiq sot në fshatin Studençan në Suharekë, dyshohet se bëri vetëvrasje me armë zjarri. Bëhet fjalë për Valmir Beqajn,

Një fqinj i Beqajt ka folur për Gazetën Sinjali, i cili në kushte anonimiteti ka thënë se familja e të ndjerit ka pasur probleme me një familje tjetër.

Ai shton se sipas informacioneve që ka, viktima dyshohet së bëri vetëvrasje duke e pastruar armën e zjarrit.

“Tepër, tepër djalë i mirë u kanë edhe i urtë. Familja e tij ka pasë probleme me një familje tjetër, por nuk e di a lidhet me vetëvrasjen e tij. Sipas informacioneve në fshat, dyshohet se ai ka qenë duke e pastruar armën dhe pastaj aksidentalisht ka bërë vetëvrasje”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili njoftoi se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.

“Emergjenca në Suharekë informon se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.