E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht punonjësi i NPL ‘Higjiena’ në Deçan

Punonjësi i Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Higjiena’ në Deçan, Xhavit Alaj, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo ndërmarrje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa u kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolgëve.

“Të nderuar miq dhe kolegë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik është ndarë nga jeta kolegu ynë Xhavit Alaj! N.P.L.”Higjiena” do të kujtoj gjithmonë si punëtor të dashur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zellshëm.Në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të N.P.L. “Higjiena” z.Kushtrim Loshaj si dhe gjithë kolegëve të kompanisë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, kolegët me të cilët ndau punën dhe për të gjithë ata që e njohën Xhavitin” thuhet në njoftim.