Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ketë kapacitet për 30 mijë tifozë

Me 30 mijë ulëse, në mes të Kosovës saktësisht afër aeroportit ‘Adem Jashari’, me fusha ndihmëse, konvikt për lojtarët, i rrethuar me hotele, dyqane, pishina e gjëra e të tjera rekreative, është projektuar stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili po konsiderohet si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

Të premten në Prishtinë është bërë prezantimi zyrtar i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Ky projekt është cilësuar si projekti më i madh I infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës. Për nisjen e ndërtimit të këtij stadiumi futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, kanë shprehur falënderimin dhe gëzimin e tyre përmes një dokumentari të shkurtër. Ata thanë se do t’ua kthejnë këtë të mirë me fitore.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se Kosova do ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan. Tha se djemtë e përfaqësues së Kosovës kanë treguar se me përkushtimin e vendosmërinë çdo gjë është e mundur, e edhe beterja për shtetin tonë.

“Republika e Kosovës do ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan gjithsesi edhe ky duhet të ndërtohet. Duhet të fillojë këtë vit. Këta djemtë tanë janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme, janë duke bërë të jashtëzakonshme edhe momentin kohor në të cilin jemi. Shpeshherë shumë njerëz pyesin se si mund të bëhet dallimi. Dallimi bëhet në momente bëhet kur të gjithë janë të njëjtë. Ne duhet të pranojmë një fakt, si shoqëri s Kosovë dhe si komb i ri jemi duke kaluar edhe njëfarë momenti kur janë hapë disa dilema në mes vete, në kuptimin a mundemi me qenë suksesshëm, a mundem mos me qenë të suksesshëm, pse po ndodhë zhvillimi ekonomik, pse besa korrupsioni po na ndodhë neve në këtë fenomen në të cilin jemi. Janë krejt normale në një shoqëri e cila është normale e një tranzicion demokratik në të cilin po ndodhin. Por këta djem po tregojnë se kur duam, dhe jemi të vendosur arrihet gjithçka. Mundet çdokush. Është e mundur ta fitojmë suksesshëm edhe betejën për shtetin tonë, për të mirën tonë, por edhe për zvogëlimin e të keqes sonë, siç është lufta kundër korrupsionit dhe dukurive negative… këta po tregojnë se Kosova, gjeni jonë, identiteti jonë ka mundësi të ecë përpara sikurse Majlinda Kelmendi”, tha Veseli.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky është projekt më kapital sa i përket investimit në historinë e Kosovës. Ai bëri të ditur se për disa muaj do të fillojë edhe realizimi i këtij projekti.

“Është natyrisht një ditë e veçantë për neve prezantimi i stadiumit Kombëtar. Një projekt kapital, një projekt i cili është më i madhi sa i përket investimit në historinë e vendit tonë… ka qenë një periudhë jo e lehtë, dmth hartimi i projektit, konsultat e shumta dhe në fund kemi arrit ta kemi një projekt i cili i plotëson edhe kushtet por një të njëjtën kohë edhe nevojat për sportistët por edhe për futbollit tonë..10’ jam shumë i binudr që për një periudhë të shkurët për disa muaj do ta fillojmë jetësimin e këtij projekti”, tha ministri Gashi.

Gashi tha se që ajo që e karakterizon këtë projekt, është se qyteti më i largët në Kosovë nga stadiumi do të jetë më pak se një orë.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se Stadiumi Nacional përveç rëndësisë së madhe që ka për futbollistët, ka një rendësi shumë të madhe për qytetarët kosovarë, të cilët janë një popull që e duan futbollin, ndërsa interesimin e tyre të madh në numër nuk kanë mundur ta plotësojnë me stadiumin aktual ‘Fadil Vokrri’.

“’Stadiumi nacional do të jetë kupola e infrastrukturës së futbollit. Sepse më vjen shumë mirë që ky stadium po bëhet në kohën kur më së shumti jo vetëm për futbollistët por sidomos për publikun tonë që janë të jashtëzakonshëm dhe kërkesat të cilat ata i kanë [r bileta dhe për të ardhë me pa ekipin tonë nacional dhe të tjerët, jo vetëm amë por edhe të tjerët. Në një moment kur ne e kemi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 12 mijë ulëse ndërsa në klikimin online të shitjes së biletave tona konkurrojnë më shumë se 100 mijë vet, do të thotë se ky popull e do futbollin, i do këta djem të cilët po e bëjnë historinë për herë të parë historinë e re të Kosovës bashkë me shtetin e Kosovës”, tha Ademi.Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica, është shprehur tejet i gëzuar se Kosova do të bëhet me stadium nacional. Tha se bashkë me lojtarët e tjerë do të flasin në fushë për të na bërë krenarë.

“Unë s’po kam qef me fol shumë, Unë bashkë me bashkëlojtarët e mi e thanë edhe ata më herrët do të mundohemi të flasim në fushën e futbollit, kemi me dhënë maksimumin siç kemi vazhduar deri tash, shpresoj të vazhdojmë të iu bëjmë krenarë. Normal, fillimi i projektit të stadiumit është diçka e madhe edhe për neve si lojtar por po shihet edhe interesimi i madh i njerëzve me shikuar jo veç kur luajmë në Prishtinë, por edhe në vende të tjera dhe besoj këta njerëz që e duan shumë sportin me e pasë një stadium dhe të na përkrahin siç na kanë përkrahur deri tash”, tha Rashica.

Arkitekti i projektit Murat Tabllandiogllu. ka dhënë detajet se si do të duket stadiumi i ri. Tha se stadiumi i cili është projektuar sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së, do të ketë një kapacitet për 30 mijë persona.

“Është në mes të qytetit, shumë afër aeroportit. Për një stadium është shumë i rëndësishëm drejtimi, dielli dhe hija… jemi duke i punuar standardet më të mira të FIFA-s dhe UEFA-s për 30 mijë persona. Të gjithë duam një pamje shumë të mirë, dhe i rëndësishëm është edhe zërimi. Kështuqë nëse jemi të gjithë bashkë 30 mijë njerëz, lojtarët duan të kenë mundësinë të na dëgjojnë. Por nuk duam që ta bëjmë thjeshtë një stadium. Ditëve të sotme na nevojitet stadium edhe për trajnime për sporte të llojeve të ndryshme, parking për vetura… në këtë projekt duhet të ketë edhe hapësira për blerje, restorante, vende për argëtim, dhe hotele sportesh ose hotele biznese, hapësira të bukura të gjelbëra, për t’iu bashkëngjitur kompleksit”, tha ai.Ai tha se do të jetë i ngjashëm me stadiumin e Bayern Munich, i cili poashtu është afër aeroportit.

Sipas tij, hapësirat e gjelbëra përreth do të përbëhen nga dyqane, restorante, pishina e të tjera. /KosovaPress/