Dhëndri i Kosovës “raketë”, një nga lojtarët më të shpejtë në UEFA Champions League

Skuadra e Borussia Dortmundit mbrëmë shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Vëmendje të madhe mori lojtari, Karim Adeyemi me shpejtësinë e tij, shkruan Indeksonline

Adeyemi i cili është në lidhje dashurie me këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi – është lojtari i dytë më i shpejt sipas UEFA-s me 36.3 km/h.

I pari është lojtari i Paris Saint-Germain, Nuno Mendes – me shpejtësi prej 37.2 km/h.

Kurse i treti është Kylian Mbappe me shpejtësinë maksimale prej 36.1 km/h.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes PSG-së dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve zhvillohet javën tjetër.