Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme do t’ju dhuroj lule grave, në sheshe dhe në rrugë

Policia e Kosovës ka treguar që gjatë ditës së sotme, do ta shënojnë ditën e gruas me disa aktivitete.

Sipas tyre njësitë e trafikut dhe njësit e tjera gratë që do t’i hasin në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve do t’ju dhurojnë nga një lule për shënimin e ditës ndërkombëtare të gruas ‘8 Marsi’, shkruan IndeksOnline.

Këto janë aktivitetet e policisë gjatë ditës së sotme:

Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë.

Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit.

Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti”