Dyshohet se është rrëzuar një punëtor nga shtylla e rrjetit të internetit në fshatin Dresnik

Një punëtor i një kompanie të një rrjeti të internetit, dyshohet se është rrëzuar sot nga shtylla ku janë të vendosura kabllot e kësaj kompanie në fshatin Dresnik.

Personi në fjalë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në QKMF në Klinë për t’iu dhënë ndihma e parë, që më pas është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës dhe policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes nga Klina info