Kryetari Elezaj njofton se Jashanica po bëhet me asfalt, ura e kanalizim

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në FB ka bërë të ditur se ka nisur punimi për asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e urave dhe shtrimin e rrjetit të kanalizmit në fshatin Jashanicë.

Ky është postimi i plotë:

Në fshatin Jashanicë sot kemi filluar punimet për asfaltimin e rrugëve lokale, rregullimin e tri urave dhe shtrimin e rrjetit të kanalizimit, projekt shumë i nevojshëm e i rëndësishëm për banorët.

Bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, sot kemi përcjellur nga afër fillimin e punimeve, ku kam uruar banorët për këtë projekt dhe i kam njoftuar edhe për projektet tjera të planifikuara e jam njoftuar nga afër edhe me nevojat e kërkesat e tyre, që do ta marrin zgjidhje shumë shpejt.

Me këtë projekt do të asfaltohen 2.7 km rrugë, do të bëhet shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit, ndërsa vlera buxhetore është 141 mijë euro.