Ditën kur iu konfirmua aktakuza, Thaçi vizitoi këtë vend të rëndësishëm të kohës së luftës

Më 26 tetor, ditën kur iu konfirmua aktakuza, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte vizituar një prej kullave ku ishin marrë vendime të rëndësishme gjatë luftës. Bëhet fjalë për Kullën e Rezistencës së familjes Imeri, në fshatin Ozdrim të Pejës.

Për këtë vizitë të tij, ai kishte njoftuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.

“Në fshatin Ozdrim, me përfaqësuesit e OVL së UÇK-së e zbuluam Pllakën në Kullën e Rezistencës së familjes Imeri, ku gjatë luftës morëm vendime të rëndësishme. Erdha sot këtu për të treguar respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rezistencën e Ozdrimit me rrethinë dhe për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dha kjo trevë”, kishte shkruar Thaçi