80 000 investime në QKMF në Klinë, njofton Zenun Elezaj

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se janë bërë investime në vlerë prej 80 000 euro në QKMF-në në Klinë.

Ky është njoftimi:

Sot kam vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku kam parë nga afër punimet që janë bërë në rinovimin e kësaj qendre të kujdesit shëndetësor. Me këtë projekt janë rregulluar ordinancat specialistike, barnatorja qendrore e QKMF dhe hapësirat tjera të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Vlera e investimeve që komuna e Klinës ka bërë është rreth 50 mijë euro, ndërsa Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim përmes projektit “Kujdesi Cilësor dhe i Qasshëm(AQH) ka investuar rreth 30 mijë euro, për çka i falënderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë dhe korret që kemi me ta.