Kryetari i Klinës konfirmon testimin për Coronavirus: Isha i ftohur dhe kisha simptoma

Në Komunën e Klinës prej 40 ditësh nuk janë paraqitur më raste të reja me COVID-19.

Kryetari Zenun Elezaj thotë për RTV Dukagjinin se pacienti i fundit nga me COVID-19 nga Klina është shëruar me 4 maj.

Elezaj thotë se situata është menaxhuar mirë dhe qytetarët kanë qenë të kujdesshëm.

“Sot jemi të qetë sa i përket coronavirusit”, tha ai.

Kryetari i Klinës përmend edhe testimet e rasteve të dyshuara.

Ai thotë se janë testuar edhe lojtarët e klubit futbollistik “Dukagjini” por edhe vet ai si kryetar.

“Kam qenë i ftohur. Kam pasur temperaturë dhe të gjitha simptomat e mundshme që mund të ketë një peron i prekur me COVID-19. I jam drejtuar Klinikës Infektive. Ma kanë bërë testin në mënyrë shumë korrekte dhe me shpejtësinë e duhur dhe kam rezultuar negativ”.

Elezaj thotë se per rreth pesë ditë është trajtuar e më pas i është kthyer normalitetit