Policia në Klinë shqipton gjoba për ata që s’kanë maska

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 është rritur dukshëm në vendin tonë, çka se si pasojë Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vënë disa masa, një nga to edhe bartja e obligueshme e maskave.

Policia e Kosovës, po përkujdeset për të mbajtur rend dhe rregull, ndërsa po shqiptohen gjoba për ata që s’respektojnë masat anti-Covid.

Klina.info sjellë pamje nga qyteti i Klinës, ku zyrtarë policorë shihen edhe brenda marketeve e lokaleve në zbatim të ligjit.
Për të gjithë ata që s’kishin maska, janë shqiptuar dhe dënime./Klina.info/