Te Napoli do të fiton 1.8 milionë euro, por kjo ishte rroga e Rrahmanit te Drenica

Nga 250 eurot e Drenicës, te 1.8 milionë eurot për sezon të Napolit.

Amir Rrahmani ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke depërtuar nga futbolli kosovar në majat e futbollit evropian.

Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa prishtinasi do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon në “San Paolo”.

Mirëpo, a e dini sa e kishte pagën mujore te Drenica?
“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”

“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Tahir Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit.