Çfarë po ndodhë-Krerët e PDK-së në takim të jashtëzakonshëm në ora 22:00?!21:

Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të hyjnë në selinë e partisë në Prishtinë për një takim të jashtëzakonshëm që pritet të ndodhë para mesnatës.

Gazeta inFokus mëson se takimi do të ndodhë në ora 22:00, ndërsa janë ftuar të gjithë vendimmarrësit e kësaj partie, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë zhvillimi ka ndodhur në këto orë të vona, për çfarë edhe janë trazuar në PDK.

Gazeta inFokus do të raportoj në vazhdimësi për të rejat që do të ndodhin dhe arsyen e këtij takimi të krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës.